Në Prishtinë u mbajt protestë në përkrahje të Gazës (VIDEO)

Partia Lëvizja Islame Bashkohu, LISBA, protestoi të premten në Prishtinë në përkrahje të palestinezëve në Gaza.

Protestuesit thërrisnin dhe mbanin pankarta në përkrahje të palestinezëve të Rripit të Gazës, ku që prej 8 korrikut janë vrarë më shumë se 1400 civilë, gjatë luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit, transmeton lajmi.net.

Sekretari i Lëvizjes Islame Bashkohu  (LISBA) Fuad Ramiqi, gjatë fjalimit të tij tha se ata janë tubuar për të kundërshtuar atë se çfarë po ndodhë ndaj popullatës në Gaza.

“Sot jemi tubuar këtu për ta kundërshtuar atë se çka po ndodh në Gaza, ku po vriten fëmijë, gra, pleq, njerëz civilë të pafajshëm, ku po rrënohen spitale, shkolla, xhamia, shtëpi, madje edhe strehimore të Kombeve të Bashkuara. Me një fjalë po vritet një popullatë e pa fajshëm vetëm se janë të një kombi dhe feje tjetër”.

“Ky popull ka vuajtje të vazhdueshme edhe për faktin se dikush tjetër vendosi në emër të tyre, pa lejen dhe pranimin e tyre. Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare ta korrigjojë padrejtësinë me vepra, e jo me fjalë e rezoluta”.

Ramiqi, i cili në vitin 2010 kishte marr pjesë në një aksion për të dërguar ndihma nga Turqia për në Palestinë, ku më pas ishin ndaluar dhe rrahur nga ushtria izraelite, paraqiti edhe kërkesat e LISBA-së, për zgjidhjen e problemit të Palestinës, ku u kërkua edhe nga Kosova që të ngrijë marrëdhëniet me shtetin e Izraelit.

“Kërkojmë heqjen e embargos dhe debllokadën e pakushtëzuar për Gazën; kërkojë që OKB të formoj gjyqin ndërkombëtar për gjenocid për krime lufte dhe krim kundër njerëzimit për Izraelin; kërkojmë kthimin e gjithë refugjatëve palestinezë në tokat e tyre; kërkojmë që Parlamenti i Kosovës ta miratoj një rezolutë që dënon agresionin izraelitë ndaj popullit palestinez dhe të gjithë institucionet e Kosovës t’i ngrijnë marrëdhëniet me Izraelin”, tha ndër të tjera Ramiqi.

[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=DQGYzA0bFwc[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat