Hamasi kap edhe një ushtar izraelit

Mediat izraelite kanë raportuar se edhe një ushtar tjetër është marrë peng sot nga luftëtarët e Hamasit gjatë një përleshje në lindje të rajonit Rafah.

Reporteri i TV 10 të Izraelit kishte njoftuar se luftëtarët e Izz al-Din al-Qassam kishin arritur me shpejtësi në ketë vend duke shfrytëzuar një tunel. Më pas ka pasur luftime të ashpra ndërsa ushtria izraelite kishte përdorur edhe avionët në përpjekje për të shpëtuar me sa më pak dëme.

Burimet ushtarake deri tash nuk kanë njoftuar zyrtarisht për ndonjë të vdekur, të kidnapuar ose të plagosur.

Gjithashtu, pjesëtarët e krahut ushtarak të Hamasit, sot kanë arritur që të depërtojnë në afërsi të shtëpive të oficerëve ushtarakë izraelitë dhe t'i sulmojnë ato./zhurnal/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat