Al Jazeera në Lazarat: Fshati që u "çlirua" nga besimtarët myslimanë

Rrjeti i famshëm televiziv "Al Jazeera" po përgatitet të shfaqë pas disa javësh një dokumentar ku do të flitet për një Lazarat pa marijuanë dhe pa "rebelë". Ata ishin dje në Lazarat ku intervistoi banorë, drejtues të pushtetit lokalë dhe besimtarë myslimanë, të cilët ishin të vetmit që nuk kultivuan kanabis në tokat e tyre.

Al Jazeera shoqërohej nga kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. Ai shprehu mbështetje për banorët e Lazaratit, si dhe vlerësoi faktin që besimtarët myslimanë nuk kultivuan drogë.

"Veçantia e dokumentarit është se tashmë ai paraqet një fshat normal ku njerëzit e sigurojnë jetën me punë të ndershme. Në dokumentarin tonë ne do ti kushtojmë një vend të veçantë grupit të besimtarëve në këtë fshat të cilët nuk kultivuan bime narkotike", u shprehën pjesëtarët e grupit të xhirimit të Al Jazeera-s.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat