Izraeli shkel armëpushimin

Me kalimin e vetëm 15 minutave nga shpallja e armëpushimit të njëanshëm ushtria izraelite organizoi një sulm ndaj kampit të refugjatëve esh-Shati në perëndim të vendit.

Mësohet se në këtë sulm janë plagosur 30 persona.

Ushtruesi i detyrës së zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë të ish-qeverisë palestineze në Gazë, Eshref el-Kudra ka thënë se “Sulmi që si objektiv kishte familjen el-Bekri që jetonte në kamp janë plagosur 30 persona. Në mesin e të plagosurve të dërguar në spital disa janë në gjendje kritike”.

Izraeli deklaroi sot vendosjen e një armëpushimi të njëanshme 7 orësh që do të jetë i vlefshëm për pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Izraeli më 7 korrik kishte filluar një operacion gjithëpërfshirës ndaj Rripit të Gazës nga toka dhe deti të quajtur “Fronti mbrojtës”, ndërsa më 17 korrik filloi me operacione tokësore.

Prej fillimit të sulmeve izraelite numri i të vrarëve në Rripin e Gazës arriti në 1 mijë e 840 ndërsa i të plagosurve në 9 mijë e 400 persona.

Ndërkohë bëhet e ditur se vazhdojnë edhe humbjet e trupave tokësore izraelite.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelit doli në 64, ndërkaq për shkak të humbjeve të mëdha opinioni publik i Izraelit është ndarë në dysh.

Sepse një pjesë e madhe e izraelitëve dalin kundër armëpushimeve dhe bëjnë thirrje për shtimin e sulmeve për tu hakmarrë për ushtarët e vrarë, ndërsa pjesa tjetër numri i të cilëve vjen duke u rritur humbjet i cilësojnë si dështim.

Në anën tjetër bëhet e ditur se Danjall Kamil Mansur njëri prej komandantëve të Lëvizjes së Xhihadit Islamik, ka rënë dëshmor në sulmet e forcave izraelite./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat