Kampi ekstremist ortodoks mëson fëmijët si të gjuajnë me “Kallash” (Foto dhe Video)

Djem dhe vajza të reja mësohen se si të godasin me “Kallashnikov” , bëjnë stërvitje të ndryshme fizike dhe flejnë në shpella.

Këto janë disa nga fotografitë e tmerrshme që tregojnë se çka ndodhë në “Kampin Ortodoks për të Rinj” (SPOK) shkruan “Blic” i Serbisë.

Këtë stërvitje muajin e kaluar në malin Kuçaj në pjesën perëndimore të Serbisë e ka organizuar “Kisha e vërtetë ortodokse e Serbisë”.

Fëmijë në moshë prej shtatë deri më 17 vjet disa ditë me radhë iu nënshtrohen stërvitjeve aktive luftarake , duke ecur me kilometra, duke fjetur në shpella dhe të veshur me rroba të luftës(uniforma) trajnojnë gjuajtje me pushkë të ashtuquajtur “eirsoft”(airsoft).

-Ky nuk është vetëm një kamp religjioz, por një kamp i kuq patriotik, ku ne i mësojmë të rinjtë se si ta mbrojnë atdheun dhe popullatën. Tani që ushtria nuk është e detyrueshme mbrojtja e atdheut është një detyrë. Kjo është një kamp veror i cili zgjat vetëm dhjetë ditë e jo një vit, ndërsa prindërit me vetëdëshirë i dërgojnë fëmijët e tyre këtu, ka thënë për gazetën peshkopi serb Akakij.

[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=mBhTyYCBLjM[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat