Shqiptarët luftojnë në Donjeck kundër forcave proruse

Disa shqiptarë janë duke luftuar kundër forcave proruse në qytetin ukrainas Donjeck, kanë lajmëruar shumë media ndërkombëtare duke u thirrur në burime të shërbimeve sekrete.

Sipas tyre, ushtarët shqiptarë, krah për krah me ushtarë ukrainas mbrojnë aeroportin në qytetin Donjeck.

Mediat kanë njoftuar për “shqiptarë që mbrojnë aeroportin e Donjeckut” nga forcat provuese, pa precizuar nëse bëhet fjalë për shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, transmeton "Lajm".

Ministri i mbrojtjes së forcave proruse në të ashtuquajturën “Republikë e Donjeckut”, Igor Strellkov, ka komentuar informacionin për prezencën e shqiptarëve në aeroportin e Donjeckut, duke mos konfirmuar apo demantuar atë.

“Po, kam dëgjuar për këtë informatë të shërbimeve sekrete, por nuk mundem ta konfirmoj atë”, ka deklaruar Strellkov.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat