Izraeli vazhdon me masakra në Rripin e Gazës

Izraeli duke filluar prej 7 korrikut e këtej është duke bërë gjakderdhje të madhe në Rripin e Gazës.

Forcat izraelite vazhdojnë të bombardojnë Gazën pa bërë dallim në gra, fëmijë, e të moshuar.

Bilanci i luftimeve në Gazë vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë.

80% të numrit të të vrarëve e përbëjnë civilët ndërsa sistemi shëndetësor i Rripit të Gazës ndodhet para falimentimit.

Sepse Izraeli gjatë bombardimeve si objektiv merr spitalet, ambulancat dhe punonjësit shëndetësor.

Sulmi i fundit i Izraelit ndaj një shkolle të OKB-së në Refah dhe vrasja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm me pretekst se Hamasi sulmoi me raketa tërhoqi reagimin e madh të opinionit ndërkombëtar.

Tani e gjithë bota dëshiron që këto masakra të marrin fund sa më parë.

James Rawley koordinatori për ndihma humanitare të Kombeve të Bashkuara në rajon, reagoi ashpër ndaj sulmit të shkollave të OKB-së të shpallura si zona të mbrojtura nga sulmet izraelite.

“Këto sulme të bëra ndaj fëmijëve janë mizore”, deklaroi Rawley ndërsa shtoi se “Banorët e Gazës nuk kanë ndonjë vend të sigurt për strehim”.

Rawley tha se kanë bërë atë që është e mundur për banorët e Gazës, por barra që mbajnë vjen duke u rënduar çdo ditë e më shumë dhe se kjo dramë njerëzore duhet të marr fund sa më parë.

Prej fillimit të sulmeve të Izraelit më 7 korrik rreth 1 mijë e 460 palestinezë u detyruan të braktisin dhe të largohen nga shtëpitë e tyre./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat