Zbulohen fotografi tronditëse dhe të rënda shihen në morgun e Gazës të cilat janë tejmbushur deri në atë masë sa që mjekët janë duke u detyruar që trupat e fëmijës të vdekur t’i vëndojnë në frigoriferat e akulloreve, transmeton TetovaSot.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shërbimet mjekësore e Gazës janë “në prag të kolapsit ‘ përshkak të numrit të madh të viktimave dhe gjysma e mjekëve përshkak të pamjes së rëndë të viktimave janë të paaftë për t’u marrë me punë.
Familja Al-Ghol, e cila humbi nëntë anëtarë, disa fëmijë ishin të vendosur në një frigorifer, sepse nuk kishte vend për ta në morgun e Rafah.
Izraeli njoftoi një tjetër armëpushim humanitar shtatë-orëshe, duke filluar nga ora 10:00 sipas kohës lokale (08:00) këtë mëngjes, por palestinezët menjëherë akuzuan Izraelin për shkeljen e armëpushimit, e cila ka gjuajtur me bombë në një shtëpi në qytetin e Gazës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Gaza Ashraf Al-Qidra tha se 15 vetë u plagosën në shpërthimin e një shtëpie në kampin Shati, kryesisht gra dhe fëmijë.
KUJDES: Pamjet janë të rënda nuk preferohet për persona nën moshën +18 dhe për publik të ndjeshëm.