Britani, baronesha Warsi dorëhiqet nga qeveria për Gazën

Rritet me shpejtësi vala e reagimeve ndaj masakrës së Izraelit në Rripin e Gazës. Sayeeda Warsi, femra e parë myslimane sekretare e Shtetit në Britaninë e Madhe, njoftoi sot në llogarinë e saj “Twitter” se do të japë dorëheqjen, duke deklaruar se nuk mund të mbështesë më politikën e Londrës zyrtare për Gazën, njofton trt.

“Me një keqardhje të thellë i shkrova këtë mëngjes kryeministrit për t’i dhënë dorëheqjen time. Nuk mund të mbështes më politikën e qeverisë në Gazë”, shkroi Sayeeda Warsi, sekretarja aktuale e Shtetit në ministrinë e Punëve të Jashtme, në llogarinë e saj “Twitter”.

Që nga fillimi i ndërhyrjes izraelite në Gazë, Londra ka mbrojtur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, duke kërkuar njëkohësisht një përgjigje “proporcionale”.

Warsi është një politikane me origjinë pakistaneze, që ishte emëruar më shtator 2012 sekretare e Shtetit në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe sekretare e Shtetit e ngarkuar me besimet dhe komunitetet. Baronesha Warsi, ish-bashkëkryetare e Partisë Konservatore në periudhën 2010-2012, është anëtare e Dhomës së Lordëve që nga viti 2007.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat