Në Mal të Zi ka një përpjekje të vazhdueshme për të ndalur valën e personave të besimit islam.
Peshkopi serb në Mal të Zi, Amfilohie Radoviç vazhdon akoma të fyejë myslimanët, duke gjykuar, sipas tij, ngjarjet historike të shekullit të 18-të.
Radoviç, në tubimin e Ilindanit në Sinjajevinë, tubim i cili u mbajt të shtunën e kaluar, tha se "hetimi i të konvertuarve në Islam ishte një ngjarje e rëndësishme historike për Malazezët".
Mirëpo, një gjë e tillë është kundërshtuar nga Bashkësia Islame në Mal të Zi, e cila tha se pikëpamjet sllave kundër myslimanëve nuk kanë ndryshuar aspak dhe aq më e rëndë bëhet situata, kur genocidet kundër myslimanëve konsiderohen si "konvertime". /albeu/