Faik Canolli nuk fle qe 33 vjet

Faik Canolli nga Prishtina, çdo ditë e çdo natë qe 33 vjet përballet me problemin e pagjumësisë.

E kjo i ndodh që nga viti 1981, kur i ishte nënshtruar një intervenimi mjekësor në këmbë.

Ai i tha Klan Kosovës se e tëra kjo i ndodhi qëkur pati përkyer këmbën dhe më pas u bë operacion në Ohër dhe që nga atëherë nuk ka mundur te flejë.

Edhe pse është mësuar me pagjumësinë, ky megjithatë pranon se kohë pas kohe i bëhet e padurueshme edhe pse ilaçin që gjithmonë e kërkoi e asnjëherë nuk e gjeti.

Klan Kosova e ka pasur të pamundur të marrë mendimin e ndonjë psikiatri. Pavarësisht se i kontaktoi rreth 10 sish, asnjë nuk ka dashur të komentojë këtë rast, ndonëse kanë pranuar se diçka e tillë është e mundur të ndodh.

E një kërkim në internet, sjellë informacione se vërtetë këto raste janë të mundura, por janë shumë të rralla në botë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat