Mbulimi i sulmit në Gaza nga mediet amerikane një katastrofë

Glenn Greenwald kritikoi ashpër mënyrën se si qeveria e SHBA-së i drejtohet konfliktit të Gazës në një artikull të botuar të hënën nga “The Intercept”. Por kritika e Greenwald shtrihet më gjerë në praktikat e mediave amerikane dhe sipas tij  gazetarët në ShBA meritojnë një notë ngelëse.

"Nuk ka dyshim se mënyra se si media amerikane po mbulon këtë konflikt është i bazuar në parimin se jeta e izraelitëve është më e vlefshme se jeta e palestinezëve”, tha ai për HuffPost në një intervistë të hënën”. “Mund të duhen ndoshta 50 palestinezë për tu vrarë në mënyrë që media amerikane ti kushtojë të njëjtën vëmendje me, le të themi, një grua e moshuar izraelite e cila është e frikësuar në shtëpinë e saj dhe ka një problem mjekësor për shkak të traumës”, shtoi ai.

Sipas Greenwald, numri i të vrarëve palestinezë është pothuajse i njëjtë me numrin e amerikanëve të vrarë gjatë 11 shtatorit dhe mediet amerikane nuk është se kanë reaguar sa duhet për atë që po ndodh aktualisht. "Unë mendoj se ka një element racizmi këtu. Mendoj se ka një element etnocentrik dhe ka padyshim një tendosje antimyslimane në mënyrën se si media po e mbulon këtë konflikt”, tha Greenwald./shekulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat