Davutollu: Duam të ndërtojmë korridor ajror për Gazën

“Duam të ndërtojmë një urë ajrore për të plagosurit e Gazës”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu. Shefi i diplomacisë turke ishte dje i ftuar special në një televizion privat dhe iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.

Pasi bëri me dije se Ankaraja zyrtare po punon me ngulm për të ngritur një urë ajrore me avionë e helikopterë ambulancë për të sjellë në Turqi të plagosurit nga sulmet në Rripin e Gazës, ministri Davutollu vuri në pah se po përballen me dy probleme në lidhje me këtë çështje.

“Problemi i parë është transferimi i të plagosurve brenda Gazës në aeroport, ndërsa i dyti ka të bëjë me hapjen e hapësirës ajrore të Egjiptit ose Izraelit. Bisedimet në këtë kuadër po vijojnë. Nëse lejohet hapja e korridorit ajror, atëherë ne planifikojmë që të ngremë një spital fushor në rajon dhe të dërgojmë atje menjëherë ekipe nga Ministria e Shëndetësisë”, tha kryediplomati turk.

Ai shtoi gjithashtu se po realizojnë kontaktet e nevojshme për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm, teksa në Gazë nevojat më të mëdha dhe urgjente rezultojnë uji dhe energjia elektrike.

Duke tërhequr vëmendjen se ai vet e njeh shumë mirë këtë proces, pasi ka qenë personalisht i angazhuar edhe gjatë luftërave të mëparshme Hamas-Izrael në vitet 2009 dhe 2012, ministri Davutollu nënvizoi se “kjo është lufta, në të cilën Izraeli ka pësuar më shumë dëme, ka humbur më shumë prestigj në arenën ndërkombëtare dhe është traumatizuar më shumë brenda vetes”./TRT/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat