Virusi vdekjeprurës mbërrin në Europë

Virusi vdekjeprurës afrikan Ebola ka mbërritur edhe në Evropë. Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se një prift 75-vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe është infektuar teksa jepte kontributin e tij humanitar në një spital në Liberi. Gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Në Gjenevë, zyrtarë të OBSh janë mbledhur për të diskutuar për situatën dhe për të përcaktuar nëse epidemia përbën një rast urgjent ndërkombëtar.

Më shumë se 930 persona kanë vdekur deri tani nga Ebola në shtetet e Afrikës perëndimore, Guine, Liberi dhe Sierra Leone. Aktualisht edhe eksperimentet për një medikament që lufton virusin po vijojnë, por rezultate nuk janë ende të qarta.

Për këtë çështje, presidenti Obama tha në Samitin e Washingtonit me liderët afrikanë, se procesi testues duhet të vijojë normalisht, pa nxitim.

Ndërkohë Banka Botërore ka akorduar më herët gjatë javës një shumë prej 200 milionë eurosh për luftën ndaj virusit./shekulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat