Varreza masive në Rudnicë, mund të fsheh mbi 450 trupa

Haki Kasumi, nga Këshillit Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, thotë se në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, mund të jenë të varrosur trupat e më tepër se 450 shqiptarëve. “Por, e vërteta do të del atëherë kur të kryhet mihja dhe të bëhet identifikimi", thotë ai. Kasumi thotë se pala serbe ka qenë destruktive dhe ka bërë obstruksione të shumta që nga fillimi i gërmimeve.

“Kemi bindjen dhe burime të palës serbe se në Rudnicë të Rashkës gjendet një numër i madh i mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë padrejtësisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Shifrat varirojnë nga 250 edhe pse gjithherë them se janë burime nga institucioneve serbe, e ato mund të shkojnë deri në 450 ose edhe me tepër. Por e vërteta do të del atëherë kur të kryhet mihja dhe të bëhet identifikimi. Përndryshe jam i bindur se pala serbe e din në mos kofshin aty, janë në ndonjë varrezë afër ose rrethinë të Rashkës”, tha Kasumi për Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, gjatë gërmive në "Rudnica 1" janë gjetur rreth 50 trupa.

“Dy trupa janë identifikuar dhe janë të Rezallës së Komunës së Skenderajt gjë që korrespondon me numrin e gjetur deri tash dhe na mban shpresa që kjo pjesë e familjarëve të cilët fatkeqësisht i kanë varret e zbrazura që nga viti 1999", thotë ai duke shprehur bindjen se aty mund të qëndrojnë komplet trupat e të vrarëve në Rezallë, “e poashtu supozojmë se mund të jenë edhe trupat e të vrarëve dhe të zhvarrosurve në Izbicë të Skenderaj”.

Nga lufta e fundit në Kosovë ende mbesin të pagjetur edhe mbi 1,700 veta.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat