Reagimet e opinionit ndërkombëtarë ndaj sulmeve izraelite në Gazë nuk kanë të ndalur.
Sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës u protestuan në shumicën e qyteteve botërore.
Këto sulme u protestuan edhe njëherë para Shtëpisë së Bardhë në Uashington të SHBA.
Në këto protesta, të përkrahura edhe nga turistët që ndodheshin për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, morën pjesë rreth 30 shtetas amerikan, të cilët në duar mbanin pankarta me mbishkrime “SHBA ndal ndihmat Izraelit” dhe “Ndalë masakrën e Izraelit në Gazë”.
Gjatë protestave të organizuara në fundjavë në një kohë kur Shtëpia e Bardhë vizitohet nga ana e turistëve, u vërejtën masa të shtuara të sigurisë.
Edhe qytetet e Francës si Lion, Bordo, Avinjon, Strasburg, Nantë dhe Montpelie me në krye kryeqytetin Paris ishin skenë e protestave kundër sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës të rifilluara pas armëpushimit 3 ditor.
Rreth 2 mijë protestues të mbledhur në Paris akuzoi komunitetin ndërkombëtarë për neglizhencë të ngjarjeve në Gazë, ndërsa kërkuan që në rajon të vendoset sa më parë një armëpushim i qëndrueshëm dhe të hiqet rrethimi.
Sulmet izraelite u protestuan edhe në kryeqytetin e Anglisë Londër. Me dhjetëra mijëra shtetas anglez të ardhur nga të katër anët e Mbretërisë së Bashkuar u mblodhën para selisë së shtëpisë mediatike BBC për të protestuar këto sulme.
Sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës u protestuan edhe në Nju-Jork para selisë së OKB-së, ndërsa protesta pati edhe në Gjermani, Afrikën e Jugut e Australi./trt/