Mbyllen vendvotimet në Turqi, Erdogan mund të fitojë pa balotazh

Janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet e para direkte presidenciale në Turqi. Sikurse që favirozohej gjatë fushatës, kryeministri aktual, Recep Tayyip Erdogan, mendohet se do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, që për herë të parë në Turqi mbahen për të zgjedhur direkt presidentin e vendit.

Mediat turke thonë se Erdogan pritet të fitojë që në roundin e parë, duke marrë kështu më shumë se 50 për qind të votave. Televizioni turk ka thënë se Erdogan do të fitojë me 56 për qind, përcjell Reuters.

Rivalë të tij në këto zgjedhje ishin: Ekmeleddin Ihsanoglu, kandidat i përbashkët i partive kryesore të opozitës në parlament, dhe Selahattin Demirtas, me kombësi kurde, që e udhëheq Partinë Demokratike Popullore të krahut të majtë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat