Kryeministri aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është fitues i zgjedhjeve të sotme në Turqi bazuar në rezultat e para jozyrtare të publikuara deri më tani.
Sipas rezultateve paraprake të rreth 90% të votave të numëruara, Erdogan ka marrë rreth 53% të votave, ndërsa kundërkandidatët e tij, Ekmeleddin Ihsanogllu dhe Selahattin Demirtash kanë marrë 38% respektivisht 9%.
Fushata parazgjedhore e cila është karakterizuar me një dozë të lartë tensioni politik, nuk ka reflektuar në ditën e sotme pasi gjatë votimeve nuk janë shënuar incidente të rënda.
Në zgjedhjet presidenciale garuan 3 kandidatë: Kryeministri i deritanishëm Rexhep Tajip Erdogan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Islamike Ekmeleddin Ihsanogllu, si dhe kanditati i partisë kurde, Selahattin Demirtash.
Rexhep Tajip Erdogan do të jetë presidenti i 12 -të dhe do të zëvendësojë presidentin e deritanishëm, Abdullah Gyl.