40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës Së Kosovës” i Kodit Penal të Kosovës.
“Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Policisë.
Njoftohet se në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm, si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.
Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe se për çdo rast të njoftojnë Policinë.
Nga Siria e Iraku deri më tani janë deklaruar 16 persona të vrarë, e që janë shtetas të Republikës së Kosovës.
11 të dyshuar të arrestuar janë nga Ferizaj, tetë nga Prishtina, shtatë nga Gjilani, pesë nga Prizreni, pesë nga Mitrovica dhe katër persona nga Peja.
Për sanksionim të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet jashtë territorit, legjislatura e kaluar ka miratuar Ligjin për Ndalimin e Pjesëmarrjes në Konflikte të Armatosura jashtë vendit dhe dënimet për shkeljen e këtij ligji. Varësisht se për cilën dispozitë bëhet fjalë, parashihen nga 3-15 vjet burg.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
1.L. R. – (1990) – Prishtinë
2.A. V. – (1991) – Prishtinë
3.Sh.D. - (1962) – Prishtinë
4.H. N. – (1988) – Prishtinë
5.B. K. – (1983) – Prishtinë
6.K. B. – (1986) - Prishtinë
7.A. B. – (1987) - Prishtinë
8.V. K. – (1985) - Prishtinë
9.E. L. – (1994) – Gjilan
10.F. R. – (1978) – Gjilan
11.H. E. – (1971) – Gjilan
12.B. S. – (1992) – Gjilan
13.H. A. – (1994) – Gjilan
14.K. R. – (1989) – Gjilan
15.I . H. – (1993) - Gjilan
16.B. H. – (1976) - Ferizaj
17.F. D. – (1987) - Ferizaj
18.Z. B. – (1984) - Ferizaj
19.A. L. – (1982) - Ferizaj
20.E. B. – (1978) - Ferizaj
21.F. B. – (1983) - Ferizaj
22.B.Sh. – (1982) - Ferizaj
23.A. B. – (1987) - Ferizaj
24.M. B. – (1988) - Ferizaj
25.J. B. - (1990) - Ferizaj
26.I . M. – (1989) - Ferizaj
27.S. H. - (1973) - Prizren
28.F. K. – (1982) - Prizren
29.I . R. - (1977) - Prizren
30.M.B. - (1984) - Prizren
31.K. B. - (1981) - Prizren
32.B. L. - (1978) - Pejë
33.B. I. - (1987) - Pejë
34.M. H. – (1961) – Pejë
35.B. K. - (1988) - Pejë
36.A. I. - (1978) - Mitrovicë
37.S. K. - (1975) - Mitrovicë
38.V. G. - (1983) - Mitrovicë
39.J. H. - (1975) - Mitrovicë
40.S. S. - (1981) – Mitrovicë
/Kosovapress/