Babai i të arrestuarit: Djali im ishte në Turqi, jo në Siri

Shtëpia e tyre në Strazhë u bë cak i Policisë për bastisje gjatë ditës së sotme, ku arrestuan 40 persona për terrorizëm.

Agron Lika, i cili edhe është arrestuar gjatë ditës së sotme, dyshohet se është pjesëtar i organizatave më të mëdha terroriste.

Latif Lika, babi i Agron Likës, i cili është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës, për Klan Kosovën, ka thënë se djali i tij nuk bën pjesë në grupin e terroristëve.

Sipas tij, Agroni ka qenë në Turqi e jo në Siri. Ai ka treguar se tre muaj ka qëndruar në Turqi tek disa kusherinjë, që kjo familje ka në atë shtet.

“Ne kemi disa kusheri në Turqi dhe ata e kanë thirr, bile edhe mua më kanë thirrë me shku tek ata e me shku në deti. E unë nuk e besoj se djali është i përfshirë në terrorizëm”, ka deklaruar Latifi, transmeton Klan Kosova.

Policia e Kosovës, gjatë bastisjes së shtëpisë, kishte gjetur dy pushka, por babai i Agronit, Latifi, ka thënë se këto pushka kanë qenë të tij, pasi që siç deklaroi Latifi, ka qenë pjesëtar i luftës së fundit të Kosovës.

Policia e Kosovës, gjatë bastisjes në këtë shtëpi, ka konfiskuar edhe disa celular. /Klan Kosova/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat