Gjatë seancës së sotme dëgjimore ndaj 40 të akuzuarve kosovarë të cilët dyshohet se ishin në Siri dhe Irak, këta të fundit treguan arsyet e shkuarjes në luftën për xhihad.
Përkundër që mediat nuk u lejuan të futen brenda në seancë, gazetari i KTV-së, Mefail Bajqinovci në profilin e tij në facebook ka shkruar se, njëri prej të akuzuarve ka deklaruar arsyejt e shkuarjes në Siri.
Sipas ish-lufëtarit, njëra ndër motive e shkuarjes në vendet arabe ishte koha kur Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj bëri thirrje për përkrahje të forcave opozitare.
Ndryshe, më 26 prill të vitit 2012, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pati zhvilluar një takim me përfaqësues të opozitës siriane.
Ministri Hoxhaj në këtë takim ka shprehur përkrahjen e plotë dhe të gjithanshme të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për aspiratat dhe vizionin e popullit sirian për të futur Sirinë në rrugën e demokracisë./io/