Pas kërkesës së parashtruar nga njëri nga të dyshuarit që të ndërpritet seanca me qëllim të faljes së namazit, gjyqtari i procedurës paraprake nuk e ka miratuar zyrtarisht këtë kërkesë.
Por me kërkesë të avokatëve, është mbajtur një pauzë gjatë së cilës të pandehurit në sallën e gjykimit i kanë kryer ritualet fetare.
Koha Ditore ka publikuar fotografi nga salla e seancës ku të arrestuarit po falen.