Shefqet Krasniqi: Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, thotë se Lavdrim Muhaxheri punëtor i dreqit. Ndërsa, shton se ka qenë një prej hoxhallarëve të parë që u ka bërë thirrje njerëzve të mos shkojnë në Siri.

“Vallahi populli sirian nuk ka nevojë për 30 a 40 djemtë tanë”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Argument Plus” të RTV 21. “Shumë djem, duke i dëgjuar ligjëratat tona, nuk kanë shkuar në Siri”.

Ai ka akuzuar edhe mediat për krejt situatën e krijuar dhe se BIK duhet të dal me ndonjë komunikatë për media, për “të qetësuar situatën”.

“Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës. Në ditën e dytë të Bajramit del në fotografi njeri duke pre koka, pse bash në ditën e dytë të Bajramit”, ka thënë ai.

Krasniqi megjithatë shprehet optimist se mund të kërcënohet Kosova nga terrorizmi se thotë se “nuk e lë Zoti Kosovën në duar të njerëzve të ligë”.

Ai, ndërkohë, thotë se duhet falënderuar Policinë e Kosovës dhe organet e sigurisë kur ndalojnë krimin.

“Askush nuk ka imunitet përball vatanit”, thotë ai, por shton se “stupcat” duhet të përdoren edhe ndaj banditëve dhe politikanëve të korruptuar.

Imami thotë se aksioni i 40 të arrestuarve të djeshëm mund të ketë prapavijë politike, ndonëse thotë se ka individë të manipuluar.

“Çka kuptojmë me manipulu. Nuk është lehtë me u manipulu dikush e me shku në luftë, se e dinë që në luftë nuk japin bonbone po se mund të vriten. Dikush mund t’i shpëlahet truri si Muhaxherit që thotë ‘hajdeni krejt se u kënaqëm’. Diçka ngjashëm. Facebooku e interneti sa është i mirë aq është i keq. Por, po rrehet çekani te hoxhallarët. Cilët janë ata imamë? Le ta thotë Prokuroria që filani i ka thonë filanit shko në Siri”, thotë Krasniqi, duke shtuar se reagon se pse gjithçka me islam lidhet me radikalizëm.

Ai shprehet se i dhimbsen imamët që kanë devijuar e kanë ndikuar keq tek të tjerët.

“Shefqeti flet veç për veten”, thotë ai, duke shtuare se nxitës për të shkuar në Siri është interneti. “Askush në xhami nuk i ka thirr të shkojnë te këto grupe terroriste”.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat