Deklarata bombë: Opozita e armatosur siriane është takuar në Kosovë

"Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka organizuar një mbledhje të opozitës së armatosur siriane dy vjet më parë në Kosovë”.

Deklarata bombë është bërë nga eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, gjatë emisionit “Opinion” në Tv “Klan”.

Duke debatuar lidhur me zhvillimet në Siri dhe implikimin e shqiptarëve, të cilët luftojnë atje, Kulla tha se krerët e opozitës siriane janë takuar në Kosovë.

Sipas Kullës, tashmë qëndrimi i ministrit kosovar për zhvillimet në Siri ka ndryshuar, por dy vjet më parë atje janë mbledhur opozitarët e Bashar Al-Asad.

Sipas Kullës, aktualisht vlerësohet të jenë rreth 300 shqiptarë, të cilët po luftojnë në grupe të ndryshme të armatosura.

“Nga ata që kanë shkuar në Siri, vetëm një pjesë e vogël e kanë njohur regjimin e Asadit”, u shpreh Kulla.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat