Një flotilje tjetër bëhet gati për në Gazë

Anijet do të vihen përsëri në udhë për të çarë bllokadën që Izraeli zbaton në Gazë.

Koalicioni i “Flotiljes së Lirisë”, ka marrë vendim për të shkuar në Gazë ndërkohë që bota vazhdon të heshtë përballë sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Mavi Marmara”-të e reja përgatiten për lundrim...

Vendimin koalicioni e deklaroi pas mbledhjes dyditore së Koalicionit të “Flotiljes së Lirisë”, mbajtur në selinë e Fondacionit të Ndihmave Humanitare (İnsani Yardım Vakfı).

Përfaqësuesit e koalicionit, deklaruan se popujt e botës do të çajnë sërish bllokadën në Gazë dhe do të lundrojnë pa marrë me vete shoqërues ushtarakë.

Anëtarët e koalicionit bënë të ditur se flotilja e re do të ndjekë gjurmët e flotiljeve që kanë shkuar më parë në Gazë dhe do të zhvillojnë protesta të ndryshme.

Ata bënë të ditur se e vlerësojnë vendimin e Parlamentit Evropian dhe kërkuan që vendimi të vihet menjëherë në jetë.

Përfaqësuesit e koalicionit, deklaruan se nuk do të tërhiqen përballë një sulmi i mundshëm të Izraelit dhe i bënë thirrje opinionit publik ndërkombëtar për përkrahje duke thënë “se vdekja nuk na tremb, ne do të shkojmë në Gazë për liri”./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat