Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për RTK, thotë se partia e tyre është kundër çdo ekstremizmi fetar, jo vetëm islamik.
Por Kurti thotë se ekstremizmi fetar po përhapet nga qarqe qeveritare.
Qëllimi është që në vend që të flitet për dialogun me Serbinë, po shpiket një armik tjetër nga Lindja.
“Ne jemi për lirinë e fesë, sepse këtë popull e ka karakterizuar bashkëjetesa dhe toleranca fetare. Ka qarqe qeveritare që në vend që të koncentrohemi te armiku ynë shekullor dhe debati me ta, synojnë ta gjejnë një armik tjetër”, tha Kurti./ep