Ështe arrestuar imami Zekerija Qazimi

Si rezultat i hetimeve disamujore, në ndërlidhje me rastin e arrestimit të katër (4) personave gjatë muajit qershor 2014 në Kaçanik për veprat e njëjta penale, sot me datën 14/8/2014 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, sipas urdhrit nga gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it, ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhër kontrollit në dy lokalitete në Gjilan dhe Skenderaj, thuhet në komunikatën e Policise se Kosovës.

"Ky operacion policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar (Z. Q, viti i lindjes 1980, imam në xhaminë El-Kuddus në Gjilan, që dyshohet të jetë një ndër frymëzuesit kryesorë të xhihadit dhe i dyshuari tjetër L. K, viti i lindjes 1987, nga fshati Polac, Skenderaj) nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”./IO/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat