Gjykata Themelore e Kosovës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditëve për dyzet të arrestuarit që dyshohen se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al-Nusra, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Avokati Besnik Berisha, i ka thënë KosovaPress-it se ky që është një lajmi keq për vetë imazhin e Kosovës sepse gjykata nuk ka arrit të ketë fakte se këta persona janë marr me veprime që i vihen barrë, në anën tjetër konfirmon edhe dështimin e institucioneve të sigurisë të cilat deri më tani nuk kanë arritur të pengojnë ose të parandalojnë veprimet të tilla.
“Sa i përket ligjshmërisë së vendimit, një vendim i tillë është i ligjshëm por nuk përmban arsye të mjaftueshme ligjore, në veçanti nuk përmban arsye specifike, individuale dhe konkrete për secilin të pandehur veç e veç. Sigurisht që në fazat e më vonshme, ky aktvendim mund të prishet nga Gjykata e Apelit dhe çështja të kthehet në rivendosje”, ka thënë ai.
Ai ka paralajmëruar se do të ofrojë ankesë brenda afatit dhe pret që ky vendim të ndryshohet në favor të klientit të tij. /KP/