Ylli Hoxha, asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pas takimit me të parin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka theksuar se “institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të sigurojmë lirinë e gjithsecilit qytetarë” duke shtuar se “drejtësia funksionin për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kushdo që nuk është në këtë anë gjithsesi se do të ballafaqohet me dorën e rendit dhe ligjit”.
Lidhur me këtë, Ylli Hoxha, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se nëse e ka me të vërtetë, presidentja e Kosovës do të ishte shumë mirë që së pari të fillonte prej Kadri Veselit, Xhabir Zharkut, Ramadan Mujes, Bajrush Xhemajlit, Gani Gecit, Adem Grabovcit, Bekim Haxhiut, Fadil Demakut... /Telegrafi/