Një bombë e pa eksploduar është gjetur të shtunën në mëngjes para një dyqani të argjentarisë në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet përkatëse të policisë, ndërsa shpërthimi i saj në mënyrë të kontrolluar është bërë rreth orës 8:35 nga pjesëtarët e KFOR-it.
Ndryshe, dyqani para të cilit është gjendur bomba, ka qenë cak i sulmit të disa hajdutëve para tre muajsh, me ç’rast ishin vjedhur stoli me vlerë prej rreth 100 mijë euro.