Në Vushtrri arrestohen pastaj lirohen dy serbë të dyshuar për krime lufte

Dy serbë janë arrestuar në Vushtrri, me dyshimin se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka treguar se të shtunën në fshatin Prelluzhë, janë arrestuar dy meshkuj të komunitetit serb.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit ‘Revolver’, tre fishekë të kalibrit të ndryshëm, tri mjete piroteknike, dy sprej lotsjellës, një këllëf të lëkurës, një shufër gome dhe një shufër metalike”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat