Në Mal të Zi, e garantuar një hapësirë për lutje të premteve dhe ushqim hallall në ushtri

Qeveria malazeze dhe Bashkësia Islame kanë arritur marrëveshje për të avancuar edhe më tej marrëdhëniet e tyre.

Myslimanëve në Mal të Zi edhe ligjërisht iu është dhënë e drejta që çdo të premte, saktësisht në mesditë, t’i ndalojnë të gjitha aktivitetet dhe t’i përkushtohen namazit qendror - lutjeve të Xhumasë, të bartin kudo kapele dhe shamitë tradicionale, me të cilat mund të fotografohen për dokumente personale, por edhe që, përmes Bashkësisë Islame të krijojnë shkollat e tyre, ndërsa në institucionet publike të ushtrojnë të drejtën e tyre për ushqim të veçantë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryeministri malazez Igor Lukshiq dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziq, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, edhe veshjet tradicionale fetare do të mund të barten edhe në ushtrinë malazeze, e cila deri më tani nuk ishte e lejuar.

Kurse rreth restaurimit të objekteve fetare, si dhe ligji rreth trashëgimisë familjare, do të miratohet pas marrjes së bekimit nga komisioni, që do të përbëhet nga dy palët.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat