Vritet Lavdrim Muhaxheri?

Njoftimet e fundit nga televizioni kurd KNNC, lajm të cilin e transmeton kosovalbaner.com thuhet se është konfirmuar vrasja e Lavdim Muhaxheri dhe trupi i tij është paraqitur në ekranet e këtij televizioni. Ky lajm ende nuk është konfirmuar.

Televizioni kurd KNNC në një njoftim të para disa çasteve ka thënë se Lavdim Muhaxheri është vrarë.

Sipas këtij televizioni, lajmin e të cilit e transmeton kosovalbaner.com, Muhaxheri ka vdekur pas plagëve të marra nga Forcat Mbrojtëse Kurde.

Por, në google dhe në vet faqen e televizionit KNNC, version i shkruar, nuk ka ndonjë konfirmim për vrasjen ose jo të Muhaxherit.

Sipas portalit kosovalbaner.com, trupi i vdekur i Muhaxherit është publikuar i vdekur në kanalin e KNNC-së.

Po ashtu, një zëdhënës i luftëtarëve kurd thuhet të këtë thënë se të gjithë terroristet pritet të kenë fatin e njëjtë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat