Lavdrim Muhaxheri nuk ka vdekur, thotë bashkëluftëtari i tij Fitim Lladrovci

I arrestuari kohë më parë, por që tash ndodhet në Siri duke luftuar Fitim Lladrovci nga fshati Polac i Skenderajt e ka demantuar lajmin për vdekjen e Lavdrim Muhaxheri.

Ai në një postim të tij në Facebook i ka sqaruar të gjithëve se “luani” nuk ka vdekur dhe se është mirë e po presin që të forcohet nga plagët që ka marrë, raporton Express.

“Selam Alejkum. Krejt ju që mkeni shenu mesazhe ne FB me pytjen a ka ra Shehit Lavrim Muhaxheri. Unë po ju tregoj që Elhamdulilah ai mirë ashtu si Luna. Allahu e rujt dhe e forcoftë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook, raporton Express.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat