Ylli i futbollit egjiptian, Mohamed Aboutrika ka refuzuar të luaj një ndeshje të madhe miqësore. Vatikani ka organizuar ndeshje miqësore me datë 1 dhjetor në stadiumin e Romës ku do të luajnë shumë yje të futbollit, si Zidane, Ronaldo, Messi e Baggio.
Ndeshja ka për qëllim ti bashkoi njerëzit e besimeve të ndryshme. Por Aboutrika ka refuzuar ndeshjen për një arsye.
"E kuptova se në këtë ndeshje do të luaj edhe një jahudi. Yossi Benaoyun ishte i ftuar dhe unë nuk mund të luaj me një jahudi. E refuzoi ftesën sepse nuk mund ta shoh atë në fushë" ka thënë Aboutrika./Indeksonline/