Një xhami në qytetin Bielefeld ishte sërish në shënjestër të personave të paidentifikuar.
Në Gjermani është regjistruar edhe një sulm tjetër ndaj xhamive.
Në orët e para të mëngjesit, persona të pa identifikuar sulmuan xhaminë “Sulejmanije” në qytetin Bielefeld.
Sipas informacioneve të policisë së qytetit, agresorët librat e Kur’anit në fillim i grumbulluan të gjithë në një vend, pastaj u vunë flakën.
Nga zjarrvënia nuk pati viktima në njerëz, por mendohet se ka dëme të mëdha materiale.
Autoritetet bënë të ditur se ndërhyrja e repartit të zjarrfikëses ishte e shpejtë dhe zjarri u fik pa u përhapur shumë.
Policia bën të ditur se agresorët ndërruan këndin e kamerave duke evituar identifikimin e tyre.
Edhe para 8 ditësh, në të njëjtin qytet i ishte vënë zjarri një xhamie tjetër dhe të dyja ngjarjet kane ngjashmëri me njëra-tjetrën./trt/