Agjencia e lajmeve Reuters, duke e cituar një zyrtar të sigurisë së Irakut, ka thënë se milic shiit e kanë sulmuar një xhami sunnite në verilindje të Irakut duke vrarë së paku 40 persona.
Burimi i sigurisë i ka thënë kësaj agjencie të lajmeve se së paku 40 trupa të pajetë kanë arritur në spitalin e qytetit, Bakuba, në krahinën Dijala.
Dëshmitarët i kanë thënë Reutersit se numri i të vrarëve është më i madh, ende nuk është e mundshme që të verifikohen këto raportime.
Ky sulm është raportuar në kohën e tensioneve në rritje në Irak, derisa militantët sunnit të Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit në veri të Irakut./rel/