Zvicër, vritet në xhami një shqiptar nga Presheva

Një shqiptar rreth 50-tave është vrarë sot në orët e pasditës në xhaminë “El Hidaje“ në St.Gallen pas namazit të xhumasë.

Viktima raportohet të jetë me origjinë nga Presheva, thotë për albinfo.ch, Burim Berisha, i cili ishte i pranishëm në xhami. Sipas tij, dyshohet për hakmarrje. “Një 50-vjeçar vrau me 5 plumba një shqiptar po të njëjtës moshë për hakmarrje ngase ia paska vra vëllaun”, thotë Berisha për abinfo.ch.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia. Në një xhami në lagjën Ëinkeln St-Gallenit gjatë një shkëmbim zjarri që ishte dëgjuar të premten ka mbetur i vdekur një person.

Një patrullë policore arriti disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes dhe takuan një njeri me një pistoletë, ka thënë zëdhënësi, Gian Andrea Rezzoli. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat