Që mediat po e teprojnë paksa me postimet dhe fjalimet e Imamëve rreth konflikitit në Siri nuk është sekret tashmë. Ka patur dhe ka kritika- me të drejtë. Sidomos kur nga arkivi (Youtube) nxirren video të moçme nga dy e më shumë vite dhe lexuesit e shikuesit i serviren si të tashme. Edhe sot e kemi një rast të tillë. Portalet kanë nxjerrë një postim të vjetër 2 vite dhe për të shkruajnë:
“Kryeimami i Pejës, Enes Goga gjatë faljes së xhumasë para të pranishmëve ka mbajtur një ligjëratë lidhje me Sirinë.”
Pyetja është kjo: cilës së xhuma? Përgjigja del kështu: asaj të datës 8.07. 2012!
Epo ja që në atë kohë edhe krejt bota demokratike bile edhe vet shteti i Kosovës mbështeste (Enver Hoxhaj u shtronte tepihun e kuq opozitës siriane në Prishtinë) përpjekjet e popullit sirian për lirimin nga regjimi i egër i atjeshëm.
Kjo u shënua që të thuhet dhe me këtë edhe të mos postohet ajo video! Kaq./Gazeta Blic/