Franca dëbon homoseksualin kosovar

Një i ri homoseksual kosovar, 24-vjeçar, është dëbuar nga Franca dhe është kthyer në Kosovë. Kërkesa e tij për azil është refuzuar nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa shtetësi.

I riu kosovar dërgoi ankesë në Gjykatën e Apelit në Lyon, por edhe ajo iu refuzua, raporton KTV.

Ai u arrestua më 12 gusht dhe u vendos në paraburgim për aeroportin Saint-Exupéry para se të kthehej në Kosovë të enjten.

Në vendimin e vet, OFPRA tha se nuk ishte e lehtë, por rasti ishte shqyrtuar prej më shumë se një viti, transmeton Koha.net.

Kosovari i ri kishte shkuar në Francë në mars të vitit 2013, kur kishte kërkuar azil pasi që tha se ishte sulmuar në Kosovë për shkak të orientimit të tij seksual. /Koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat