Ismail Kadare: Shqiptarët u konvertuan me dhunë në fenë islame. Numri i parë i revistës filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadare.
Me sa duket Kadare në përpjekje për fitimin e çmimit nobel më shumë se për Shqipërinë po lobon për interesa personale. Kadare për një mbështesje qe mund t’i japë lobi Izrailit dhe ai Islamofob po çon Shqipërinë drejt përçarjes fetare dhe prishjes së harmonisë me të cilën vendi ynë mburret. Shkrimet e tij po bëhen gjithnjë e më fyese për 70 % te popullsisë të cilën po e çon drejtë urrejtjes fetare. Kadare në çdo mënyrë po mundohet që ta fyej, ulë dhe denigrojë këtë pjesë të shqiptarëve.
Nën ndikimin e Kadaresë duket dhe Nard Noka i cili si përfaqësues i katolikëve shqiptarë islamofobinë e Kadaresë e shikojnë si një fener ndriçues të Shqipërisë drejt Evropës. Besoj dhe Kadare duhet të jetë shumë i kënaqur me mbështetjen që po i bën “Profesori”/opozita.com/