Një shqiptar rreth moshës 51 vjeçare ishte vrarë në orët e pasdites së ditës së djeshme në xhaminë “El Hidaje“ në St.Gallen, pas namazit të xhumasë.
Siç raporton srf.ch, viktima është një zviceran me prejardhje shqiptare, përkatësisht ishte raportuar se ai ishte nga Presheva, transmeton Telegrafi.
“Një mashkull, i cili u qëllua ndërsa lutej në një xhami në St Gallen të premten pasdite, ka qenë një shtetas zviceran 51-vjeçar me prejardhje shqiptare. Autori, një serb i po të njëjtës moshë, ka pranuar krimin, ka thënë policia kantonale”, bënë të ditur srf.ch. /Telegrafi/