Brigadat Kasam sulmojnë Tel Avivin

Brigadat Ezzeddin al-Qassam, krahu i armatosur i fraksionit palestinez Hamas, mori përgjegjësinë për hedhjen e raketave në kryeqytetin izraelit Tel Aviv.

Brigadat thanë në një deklaratë se luftëtarët e tyre kishin gjuajtur një raketë J80 në Tel Aviv.

Nuk ka pasur asnjë koment nga ushtria izraelite për këto sulme, të cilat vien në përgjigje të ofensivës ushtarake në Rrripin e Gazës.

Dhuna u ndez përsëri të martën,pasi dështuan bisedimet që kishin për qëllim arritjen e një marrëveshje të përhershme armëpushimi.

Izraeli akuzon fraksionet palestineze për shkelje të armëpushimit të përkohshëm, një pretendim i mohuar nga fraksioni i rezistencës Hamas, i cili nga ana e tij akuzoi shtetin e vetëshpallur i hebre se është duke penguar bisedimet në Kajro.

Që kur sulmet izraelite filluan më 7 korrik, të paktën 2089 palestinezë janë vrarë - shumica e tyre civilë - dhe më shumë se 10.000 janë plagosur nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës. /mesazhi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat