Evropa proteston ndaj sulmeve izraelite në Gazë

Sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës u protestuan në Bruksel, Anvers dhe Amsterdam.

Këto sulme në Bruksel kryeqytetin e Belgjikës u protestuan me një manifestim ku morën pjesë rreth 500 persona.

“Ndal rrethimin e Gazës” ishte mesazhi me të cilin u organizua kjo protestë ku manifestuesit kërkuan që sulmet izraelite të mos mbeten pa u ndëshkuar.

Protestuesit gjithashtu kërkuan bojkotimin e mallrave izraelite, ndërsa nga qeveria e Belgjikës dhe Bashkimi Evropian kërkuan vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit.

Një protestë tjetër e ngjashme u organizua edhe në rajonin flemen të Belgjikës, gjegjësisht në qytetin e Anversit.

Edhe kryeqyteti i Holandës, Amsterdami ishte skenë e protestave të organizuara kundër sulmeve të Izraelit.

Manifestuesit reaguan ashpër për politikat që Holanada zbaton ndaj rajonit.

Krahas shtetasve turq dhe atyre algjerian protesta u përkrah edhe nga shtetasit holandez ndërsa në këtë manifestim u hodhën parullat “Liri Palestinës”, “Bojkotoni Izraelin” dhe “Ndal masakrat”./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat