Ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, si duket sot kanë filluar me konfrontime fizike mes deputetëve shqiptarë të pozitës dhe opozitës.
Në seancën e sotshme të disa komisioneve në Parlament, fillimisht i ka paraprirë një konflikt verbal, e më pas edhe fizik mes deputetëve shqiptarë.
Mediet raportojnë se në këtë konflikt fizik kanë qenë të përfshirë jo zyrtarisht ish ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi tashmë shef i grupit parlamentar të BDI-së, si dhe deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, ndërkaq më pas thuhet se janë përfshirë edhe deputetët tjerë./almakos/
[youtube height="400" width="100%" align=""]https://www.youtube.com/watch?v=C_4YxykHtjk[/youtube]