Armëpushim i përhershëm në Gaza

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka konfirmuar para pak çastesh arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, për të cilën kishte paralajmëruar pak orë më parë një zyrtar i lartë palestinez dhe agjencia egjiptiane e lajmeve “Mena”.

Armëpushimi duhet të hyjë në fuqi në këto momente (ora 18:00, sipas kohës evropiane). Marrëveshja i jep fund luftës ndërmjet lëvizjes islamiste Hamas dhe Izraelit në Rripin e Gazës, e nisur pesëdhjetë ditë më parë.

Sipas zyrtarit të lartë palestinez, i cili ka folur në kushte anonimiteti, kjo marrëveshje përfshin edhe “heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës”, e vendosur nga Izraeli më 2006, e që ishte kërkesa kryesore e palestinezëve.

Lëvizja palestineze Hamas e ka cilësuar këtë marrëveshje “fitore për rezistencën”, aludim në grupet e armatosura në Rripin e Gazës. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat