Një anketë e kryer nga grupi kërkimor izeraelit Shiluv Millward Brown, pas shpalljes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, tregoi se 54 për qind e izraelitëve të anketuar besojnë se Izraeli e ka humbur luftën në Gaza. Lajmin e beri te ditur Jerusalem Post.
Sondazhi, rezultatet e të cilit u transmetuan në Channel 2 të mërkurën mbrëma, gjeti se vetëm 32 për qind e izraelitëve të anketuar mendojnë se performanca e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ishte e mirë, ndërsa 59 për qind mendojne se performanca e tij ishte e keqe.
Gazeta Assabeel vuri në dukje se sondazhet e fundit kanë treguar se mbështetja për Netanyahun ka rënë në mënyrë dramatike gjatë javëve të fundit, duke rënë nga 37-32.
Sipas anketës së fundit, 54 për qind e izraelitëve janë kundër armëpushimit dhe 37 për qind e mbështesin atë. Vetëm 29 për qind besojnë se lufta përfundoi me një fitore për pushtimin izraelit. /mesazhi/