Erdoan: Periudha e re, periudha e Turqisë së madhe

Ceremonia e dorëzim-marrjes së postit të presidentit u zhvillua sot pasdite në Sallën e Madhe të Pritjeve në pallatin presidencial “Çankaya”.

Në fjalën e tij përshëndetëse Abdullah Gyl tha se ndjen një nder shumë të madh dhe është i qetë shpirtërisht që ia dorëzon detyrën Presidentit të 12-të të zgjedhur të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan. “Jemi shokë të një kauze për më shumë se 40 vjet”, u shpreh Gyl.

“Kam besim se nën drejtimin e Presidentit një Turqi e fuqishme dhe e qëndrueshme do të japë një kontribut të madh në stabilitetin dhe qetësinë e botës dhe rajonit. Një Turqi edhe më e fuqishme dhe e begatë se asnjëherë tjetër po aq sa është e nevojshme për interesat tona, po aq është e nevojshme edhe për interesat dhe stabilitetin e rajonit tonë”, vijoi Presidenti i 11-të i Turqisë.

Kurse Presidenti i 12-të i zgjedhur Rexhep Tajip Erdoan në ceremoninë e dorëzim-marrjes së detyrës në presidencë tha se në Turqi ka filluar një periudhë e re.

Presidenti Erdoan tha se në këtë periudhë të re do të vazhdojnë pa ndërprerje ‘procesi i zgjidhjes’ që ndiqet për ti dhënë fund terrorit dhe reformat në fushën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Me zgjedhjen e Presidentit me votën e popullit i kemi shpallur botës fitoren absolute të vullnetit kombëtar, theksoi Erdoan dhe vijoi: “Duke filluar që nga dita e sotme Turqia do të fokusohet drejt objektivave 2023 pa lejuar që grindjet e vjetra të shndërrohen pa humbur kohë në kampe dhe polarizime”.

Presidenti i zgjedhur dhe qeveria e zgjedhur do të punojnë së bashku në harmoni dhe do ta rrisin ekonominë në mënyrë më të shpejtë dhe të shëndoshë, nënvizoi Erdoan duke shtuar se marshimi demokratik nuk do ta zvogëlojë shpejtësinë, uniteti dhe integriteti i 77 milionëve do të ndërtohet në një formë më të fuqishme.

Pas fjalimit Erdoan i dha Abdullah Gylit stemën e Presidencës dhe Medaljen e Nderit të Shtetit.

Pas mbarimit të ceremonisë çifti Gyl u përcoll nga presidenca me ceremoni ushtarake./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat