Henije: Qëndresa palestineze kundër Izraelit është forcuar

Zëvendësshefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Henije në deklaratën që bëri pas hyrjes në fuqi të armëpushimit ndërmjet grupeve palestineze dhe Izraelit tha se përpjekja e fundit palestineze kundër Izraelit rriti prestigjin e kauzës palestineze.

Këto deklarata Ismail Henije i bëri në një fjalim drejtuar mijëra palestinezëve të mbledhur në sheshin ku ndodhet godina e parlamentit në perëndim të Gazës.

Kjo ishte hera e parë e daljes së Henijes përpara popullit që nga dita kur filluan sulmet e Izraelit kundër Gazës. “Fitorja që dëshmoi e gjithë bota nuk është vetëm e Gazës, është rezultati i një përpjekjeje të madhe që vazhdon për vite të tëra dhe që synon çlirimin e Jerusalemit, Mesxhidit al-Aksa dhe të gjitha territoreve palestineze”, u shpreh Henije.

Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Riad al-Maliki, i cili ka ardhur në Ankara për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzim-marrjes së detyrës së presidentit të Turqisë, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në aeroportin Esenboğa te Ankarasë tha se qëllimi më i rëndësishëm i bisedimeve për vendosjen e armëpushimit është ndërprerja e sulmeve izraelite dhe lejimin e dërgimit urgjentisht të ndihmave në Rripin e Gazës.

Çështjet si porti dhe aeroporti në Gazë do të trajtohen në negociatat që do të zhvillohen pas një muaji, sqaroi Maliki, duke shtuar se të gjitha grupet palestineze kanë rënë dakord mbi kushtet e marrëveshjes.

Maliki shtoi se shpresojnë që Kombet e Bashkuara të asistojnë si një instrument lehtësues në këto bisedime.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat