Selver Xhelili, drejtor i inspeksionit komunal në Gjilan është treguar i vendosur pasi që ka arritur të ndalojë lokalet ku zhvillohet narkomania. “Me të gjitha mjetet do të jem kundër dukurive negative ku zhvillohet narkomania, kazinotë e klubet e natës”, thotë ai.
Inspeksioni komunal ka ndërmarrë një aksion shumë të dobishëm pasi që ka arritur të mbyllë disa lokale ku dyshohet se përdoret droga.
Selver Xhelili tha se aksioni është treguar i suksesshëm dhe tashmë janë mbyllur lokalet ku dyshohet se të rinjtë dhe të tjerët kanë përdorur drogën.
“Nuk do të lejojmë me asnjë çmim që dukuritë negative ta helmojnë rininë tonë dhe unë me të gjitha mjetet ligjore do të kujdesem për një jetë më të mirë e më të shëndetshme të të rinjve”, tha Xhelili.
Xhelili tha se për të gjitha këto lokale të dyshimta që ushtrojnë veprimtari të narkomanisë, klubeve të natës e kazinove ka dëshmi dhe do t`i bëjë publike së shpejti. /rajonipress/